Lajme

Tetë vjedhje në pak kohë, arrestohet 40-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar, pasi dyshohet se është autori i disa vjedhjeve biçikletash të kryera në ditë dhe vende të ndryshme në qytetin bregdetar. Po kështu i arrestuari dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur në datën 13.09.2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.
Policia thotë se i arrestuari është shtetasi me inicialet D. Sh., 40 vjeç, banues në lagjen Nr. 6 Durrës ndërsa ka rënë në pranga falë operacionit të koduar “Stacioni”.
Mësohet se 40-vjeçari ka kryer vjedhje biçikletash në ditë dhe vende të ndryshme në qytetin bregdetar.
Po kështu, i arrestuari dyshohet se është autor i vjedhjes së zyrës së veteranëve, ndodhur më 13 shtator 2017, në lagjen Nr. 2, Durrës, ku ka vjedhur dhe më pas i ka shitur orenditë dhe dritaret e kësaj zyre.
Policia ka zbardhur dhe 8 raste të vjedhjeve të biçikletave të shtetasve të ndryshëm.
Ndërkohë, vijon puna për dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë