Futboll

Tetë lojtarë kërkojnë shitjen nga klubi në verë, Bajerni përgatitet për revolucion

Gazeta Si – Vera që po afron pritet të sjellë një revolucion të vërtetë te Bajern Mynih, që po zhvillon një sezon mjaft problematic deri tani. Dhe kjo situatë, sipas ‘Bild’, ka bërë që plot 8 lojtarë të kërkojnë shitjen nga klubi në merkaton e verës.

Në këtë grup lojtarësh bëjnë pjesë disa emra të rëndësishmë. Ata që duan ta vazhdojnë karrierën me një klub tjetër janë Davis, për të cilin thuhet se ka një akord verbal me Real Madrid, Goretzka, Sane, Gnabri, Koman, Upamekano, De Ligt dhe Mazraui. Vërtet shumë, por sigurisht që bavarezët nuk mund të privohen në të njëjtën kohë prej tyre.

Të gjithë lojtarët e përmendur më sipër kanë merkato. Përveç Davis, i destinuar të transferohet në Spanjë, edhe Sane, Koman e Gnabri janë në vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane, siç është për shembull, PSG.

Fakti që kaq shumë lojtarë po kërkojnë largimin nga një emër i madh si Bajern Mynih tregon qartë se në çfarë pike ka shkuar aktualisht kjo skuadër. Përveç grupit të futbollistëve, bavarezët do të ndryshojnë edhe trajnerin për sezonin e ardhshëm. Tuhel do të largohet dhe drejtuesit e Bajernit vazhdojnë të këmbëngulin që vendin e tij ta zërë Ksabi Alonso.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë