Keshilla

Testi që zbulon moshën e zemrës tuaj

Shëndeti Publik Angli u kërkon njerëzve mbi 30 vjeç të bëjnë një test për të zbuluar moshën e zemrës së tyre,  përmes kësaj ata zbulojnë nëse janë në rrezik për tu prekur nga sulmi në zemër apo goditje në tru. Ata parashikojnë rreth 80% të sulmeve të zemrës dhe goditjes në tru tek njerëzit nën 75 vjeç mund të parandalohet nëse jeni të kujdesshëm me shëndetin e zemrës.  Studiuesit thonë se mënyra e keqe e jetesës çon në vdekje të hershme 4 në 5 persona të rritur. Njerëzit duhet të lënë duhanin, të hanë një dietë të shëndetshme dhe të bëjnë  stërvitje të mjaftueshme.

David Green, 59 vjeç, ishte pjesë e këtij testi.  Rezultati ishte i dhimbshëm për 59 vjeçarin , pasi testi zbuloi se zemra e tij ishte 10 vite më e vjetër se mosha e tij.

Mbipesha , dieta e dobët, mungesa e stërvitjes dhe presioni i lartë i gjakut janë faktorët kryesorë që dobësojnë zemrën tuaj.

Si të përmirësoni shëndetin e zemrës

Lini duhanin

 Beni aktivitete fizike

Kontrolloni peshën

Hani më shumë fibra

 Kontrolloni sasinë e yndyrënave

 Hani  fruta dhe perime çdo ditë

 Kini kujdes me kripën

Hani peshk

Pini më pak alkool.

Në 78 % e njerëzve që testuan moshën e zemrës së tyre, rezultoi se  mosha e zemrës  është më e madhe se mosha e tyre, kjo i vë ato në rrezik vdekje të hershme. Më shumë se 84,000 njerëz vdesin nga një atak në zemër apo goditje çdo vit në Angli. Dr Matt Kearney, nga NHS England, tha se ky test mund të ndihmojë miliona njerëz. Testi mbështetet nga Fondacioni Britanik i Zemrës. Juliet Bouverie, shefe ekzekutive në Shoqatën "Stroke", tha: "Ne besojmë se në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar ka rreth gjashtë milionë njerëz të cilët nuk janë diagnostikuar dhe nuk trajtohen për tension të lartë të gjakut ose fibrilim atrial, dy nga faktorët më të mëdhenj të rrezikut për goditje në tru.

Si realizohet testi.

Ky test realizohet përmes 16 pyetjesh të thjeshta fizike, stilit të jetesës dhe jep një vlerësim të moshës së zemrës dhe një parashikim të rrezikut nga një sulm në zemër apo në tru. Gjithashtu jep sugjerime mbi ndryshimet e jetesës për të ndihmuar njerëzit të ulin moshën e tyre të zemrës. Një vit pas ndërprerjes së pirjes së duhanit, rreziku i një personi për sëmundjet e zemrës është sa gjysma e atij që pi duhan. Konsumimi i frutave dhe perimeve ulë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Evitimi i alkoolit , ushtrimet fizike,  shmangia e ushqimeve më yndyrë, forcon shëndetin e zemrës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë