Keshilla

Teste të thjeshta për të kontrolluar shëndetin tuaj

Kujdesi ndaj shëndetit duhet të tregohet në çdo rast. Edhe nëse nuk ndjeni asnjë lloj shqetësimi, është e këshillueshme që së paku një herë në vit të kryhet një kontroll i përgjithshëm mjekësor. Nëse nuk keni mundësi për kontrolle mjekësore, ekzistojnë disa teste të veçanta që mund t’ju ndihmojnë për të diagnostikuar një sëmundje serioze edhe para shfaqjes së simptomave. Në këtë artikull do të gjeni një sërë testesh që mund të bëni për të vlerësuar rrezikun e zhvillimit të disa sëmundjeve dhe të kuptoni nëse keni nevojë të kontrolloheni tek mjeku.


Sëmundje zemre dhe mushkëri
Bëni gishtat në formën e gërmës J të përmbysur dhe vendosni thonjtë tuaj kundër njëri-tjetrit (si në foto). Nëse shihni formën e një diamanti të vogël mes gishtave, do të thotë që zemra juaj është e shëndetshme. Nëse nuk ka hapësirë midis gishtave tuaj, kjo mund të jetë një shenjë jo e mirë për shëndetin. Fakti që gishtat bëhen më të trashë do të thotë që gjaku nuk ka oksigjen të mjaftueshëm. Mungesa e oksigjenit mund të shkaktohet nga shkaqe të shumëfishta. Për shembull, sëmundjet kardiovaskulare, problemet e mushkërive dhe çështjet gastrointestinale.


Anemia
Kur të jeni para një pasqyre, tërhiqni qepallën e poshtme të syrit. Nëse ngjyra është e kuqe, gjithçka është në rregull. Nëse keni ngjyrë rozë të lehtë ose të verdhë, mund të vuani nga anemia. Anemia shkaktohet nga mungesa e hemoglobinës dhe tregon se muskujt dhe indet në trup nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe nuk mund të funksionojnë në 100%. Nëse vëreni se jeni i zbehtë, lodheni shpejt, ose merrni frymë me vështërsi, duhet të vizitoheni me patjetër tek një mjek

Mosbalancimi hormonal dhe mungesa e mikroelementeve
Humbja e flokëve është një proces i natyrshëm. Sipas mjekëve, ne humbim nga 50 në 100 qime çdo ditë. Nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. Por për të kuptuar kur është koha për t'u shqetësuar, mund të bëni një test të thjeshtë. Flokët duhet të jenë të thata dhe të pastra. Merrni krehër të vogël flokësh dhe tërhiqni. Nëse keni në dorë vetëm rreth 2-3 qime, është normale. Nëse keni më shumë, duhet të vizitoheni te një specialist. Mund të ketë shumë arsye pse njerëzit humbin flokët: stres, higjienë e dobët ose çështje të rënda shëndetësore. Flokët shpesh bëhen të hollë për shkak të mungesës hormonale ose mungesës së lëndës ushqyese. Këto simptoma nuk duhet të injorohen.

Diabeti
Për të bërë këtë test, keni nevojë për ndihmë. Kërkojini partnerit të marrë një laps me një gomë. Me fundin e mprehtë të lapsit dhe me gomë duhet t’ju prekë këmbën dhe gishtërinjtë. Nëse e ndjeni se me cilën pjesë të lapsit po ju prek këmbën, nuk ka gjë për t’u shqetësuar, por nëse nuk e ndjeni, atëherë mund të jetë shenjë që vuani nga diabeti. Ndjeshmëria e ulët mund të jetë një tregues i diabetit.

Problemet arteriale
Shtrihuni në dysheme dhe vendosni këmbët tuaja në një kënd 45 ° dhe mbajini ato për disa minuta. Më pas shihni ngjyrën e këmbëve. Nëse ngjyra e këmbëve tuaja është e zbehtë, atëherë kjo është tregues që qarkullimi i gjakut nuk funksionon siç duhet. Ndryshimi i ngjyrës mund të shihet në të dy këmbët ose në vetëm një. Arteriet periferike japin gjakun në gjymtyrë. Dhe kur arteriet bllokohen, muskujt nuk marrin oksigjen të mjaftueshëm dhe mund të shfaqen simptoma si mpirje, dhimbje dhe të tjerë. Kjo gjendje quhet sëmundja e arteries periferike (PAD) dhe është e vështirë të vërehen simptomat në fillim. Nëse nuk trajtohet, PAD mund të çojë në sulme në zemër dhe goditje në tru.

Dëgjimi
Për të bërë këtë test, duhet të jeni në një dhomë të qetë. Vendoseni dorën afër veshit tuaj dhe fërkoni gishtat afër veshit. E dëgjoni zhurmën? Pastaj të njëjtën gjë bëjeni, por duke larguar dorën nga veshi, nëse dëgjoni ende zhurmën e fërkimit të gishtave, dëgjimi juaj është në rregull. Mos harroni të bëni të njëjtën gjë me veshin tjetër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë