Futboll

Terrorizmi në Bruksel, trajneri i Suedisë: Në çfarë dreq bote po jetojmë!

Gazeta Si – “Jemi shumë të trishtuar, me lot në sy”, - tha trajneri i Suedisë, Jane Anderson, në konferencë shtypi pas ndeshjes së pezulluar me Belgjikën, për shkak të atentatit terrorist në Bruksel, ku dy tifozë suedezë u vranë.

"Ne mes të ndeshjes mësuam atë lajm të pabesueshëm. Të gjithë lojtarët nuk donin ta vazhdonin lojën, - tha më pas trajneri suedez. – Në çfarë dreq bote jetojmë? Edhe në Suedi ka pasur kohët e fundit shumë viktima nga dhuna me armë".

Prokuroria federale belge ka konfirmuar vdekjen e Abdesalem L., i dyshuar si autor i sulmit të mbrëmshëm në Bruksel, ku u vranë dy tifozë suedezë që kishin shkuar për të parë ndeshjen.

Mediat belge kishin bërë me dije se i dyshuari për atentatin, para se të ndërronte jetë, kishte pësuar një atak kardiak, teksa po transportohej me ambulancë për në spital.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë