Lajme

Tërmeti, qeveria ngre Task Forcë për të asistuar bizneset e prekura

Ministria e Financave dhe Ekonomisë së bashku me Ministrinë e Mbrojtjes së Sipërmarrjes dhe në bashkëpunim me Bashkimin e Dhomave të Tregtisë kanë ngritur Task Forcën, me qëllimin për të marrë informacion nga bizneset e dëmtuara si pasojë e tërmetit dhe verifikimin e kërkesave të ardhura.
Nëpërmjet një njoftimi për shtyp, Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se informacioni i marrë do të bashkërendohet edhe me strukturat e tjera të specializuara për vlerësimin e dëmeve dhe ofrimin e asistencës së nevojshme për bizneset e prekura. Për këtë arsye, ministria ka vënë në dispozicion edhe dy adresa elektronike.
“MFE ka vënë në dispozion të bizneseve të prekura nga tërmeti adresat elektronike, si më poshtë: [email protected]; [email protected].
Çdo sipërmarrës mund të kontaktojë për marrjen e informacionit të kërkuar apo adresimit të ankesave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë