Treg

Tërmeti nuk i ka trembur të huajt, në dhjetor hynë 2,9% më tepër

INSTAT raporton se në muajin dhjetor kanë hyrë në vendin tonë 288.708 shtetas të huaj ose 2,9 % më shumë krahasuar me Dhjetor 2018.

Kurse përgjatë gjithë vitit 2019, numri i shtetasve të huaj të hyrë në vendin tonë gjatë vitit 2019 është 6.4mln, duke u rritur me 8,1 %, në krahasim me vitin 2018.

Në Dhjetor 2019, ndër vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe, ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Gjermania, krahasuar me Dhjetor 2018.

Ajo që vihet re nga të dhënat zyrtare të INSTAT, shtetasit e huaj që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë në muajin dhjetor kanë ardhur për arsye personale (2% rritje), pushime, vizitë tek miqtë e të afërmit (3,6%), trajtim shëndetësor (67,6%), biznes dhe personale (38,8%).

Kurse të huajt që kanë ardhur në Shqipëri transit dhe për arsye fetare kanë rezultuar me rënie gjatë muajit dhjetor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë