Politike

“Tërmeti” i këngës për Enver Hoxhën

Tepelena përkujtoi 75-vjetorin e çlirimit nga pushtimi nazist dhe në këtë përvjetor Bashkia e këtij qyteti kishte menduar disa organizime festive. Mes tyre ishte edhe një darkë e thërritur nga kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi.

Të ftuar në këtë darkë ishin drejtues të pushtetit vendor dhe të Partisë Socialiste të Tepelenës dhe si në çdo festë nuk mungonte “pija e dollia” dhe as këngët.

Deri këtu nuk ka asgjë të keqe, por pikërisht lloji i këngëve të zgjedhura në “repertorin” e festës e ka vendosur kryebashkiakun e Tepelenës në një vorbull kritikash e qortimesh fillimisht në rrjetet sociale.

Një video e postuar fillimisht nga faqja informative “Jugunews” po përhapet me shpejtësi. Në të shfaqet kryebashkiaku i Tepelenës që së bashku me të ftuar të tjerë i këndojnë një këngë Enver Hoxhës, ndërsa në iso e sipër, Tërmet Peçi përshëndet edhe me grushtin e ngritur, simbolin e komunizmit.

Kënga dhe gjesti kanë bërë që ndaj kryebashkiakut të vërshojnë një lumë kritikash, që e akuzojnë atë për “mungesë respekti ndaj viktimave të regjimit komunist”, të cilat nuk kanë qenë të pakta as në Tepelenë.

Për videon ka reaguar edhe Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Gjirokastër. Pikërisht me këtë status ai i ka kërkuar Kryeministrit shkarkimin e Tërmet Peçit.

“Tërmeti i “bëmave të mëdha”, në darkën zyrtare të shtruar nga Bashkia e Tepelenës me rastin e 75-vjetorit të çlirimit të saj, i thur lavde e këndon për diktatorin Hoxha”, shkruan ai në Facebook.

I kerkoj Kryeministrit, si deputeti Qarkut, te shkarkoje menjehere Kryetarin e Bashkise se Tepelenes,Termet…

Gepostet von Tritan Shehu am Sonntag, 16. September 2018

Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë