Lajme

Tërmeti i fuqishëm, pezullohet mësimi sot dhe nesër në të gjithë territorin e vendit

Pas tërmetit të fortë që goditi vendin, Ministria e Arsimit ka pezulluar mësimin ditën e sotme në të gjithë Shqipërinë.
Ministria e bën të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në “Facebook”, dhe thotë se do të njoftohen për ditët në vijim.
“Pezullohet mësimi në gjithë territorin për sot, datë 26 nëntor 2019. Për ditët në vijim ju njoftojmë në fund të ditës”, shkruhet në njoftimin e Ministrisë.

https://www.facebook.com/arsimitsportitdherinise/posts/2617328458328696?__xts__[0]=68.ARDB684x1iQDJdaWAv4SDpEsKkfCUn45PjUkbBipSDSiguJf8jrBUA3C6Gr4T3TdkqLu3ZNOkiYA5kkXteIj8rSXMFp_T6Bk4SdTWuYDyIEEQ7P6O2-8mng4A2zC-zRXwJFX6O54uhuUxvsD58jiUSzqYGjsiitBdzGcPBJigtZXmErg-SI-JOck3XpjJdlv3d4Ew-NrUvppnyrDGlvGk9jLc69S59Yfi-d7abpdBswUzeCjGnsqgjlmXmWxg7hasJst6BxDwtfazgz_iWSqq7Vh2ssngQRFnyWUv1jrqusy0TsrZzDnAFPYCKMpde1vtiMM2oFwZolMQRRXVzIoNQ&__tn__=-R


Ky njoftim vjen pas dy njoftimeve të mëparshme, ku fillimisht u njoftua për pezullimin e mësimit në Tiranë, Durrës, Lezhë dhe Fier.

Pas situatës së rëndë, Ministria e Arsimit ka vendosur të pezullojë mësimin në shkolla edhe për ditën e nesërme.
Në shkresë thuhet se procesi mësimor do të ndërpritet më datat 26 e 27 nëntor, si pasojë e aktivitetit sizmik dhe u është shpërndarë drejtorive të shkollave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë