Ngjarje

Tërmeti me magnitudë 5.8 që goditi Shqipërinë, më i forti i 30 viteve të fundit, të paktën 105 të lënduar

Shqipëria u shkund sot nga tërmet i magnitudës 5.8 te shkalles rihter me epiqendër në detin Adriatik. Ai e kishte epiqendren 13 km në veri të Durrësit, por është ndjerë në të gjithë qytetet e vendit. Ne Qendren e Traumes ne Tirane jane paraqitur te pakten 52 persona te lenduar, raportojne mjeket e kesaj qendre por edhe ata ne QSUT dhe njesi te tjera shendetesore. Te pakten 16 te lenduar jane paraqitur nderkaq ne Spitalin e Durresit. Te dhenat qe e cojne ne te pakten 68 numrin total te te lenduarve, jane konfirmuar edhe nga Ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu. Shifra e 68 te lenduarve eshte konfirmuar te shtunen ne mbremje edhe nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka, digasteri i se ciles ka nen vares Emergjencat Civile. Shumica e rasteve te lendimeve jane shkaktuar nga ikja ne panik e qytetareve, te cilet kane pesuar thyerje kembesh e krashesh. Nderkaq ne total ne te gjithe vendin, mesohet se jane te pakten 105 persona qe kane kerkuar ndihme mjekesore.

Lëkundje mjaft të fuqishme janë ndjerë edhe në kryeqytet duke shkaktuar dëme edhe materiale. Ndërkohë që qytetarët kanë nxituar të dalin nga banesat për të parandaluar ndonjë rrezik të mundshëm.

Pas lekundjeve, policia e Shtetit ka reaguar duke dalë në terren për tu ardhur në ndihmë banorëve në nevojë por edhe për të shmangur panikun e krijuar

Denoncime për dëme të shumta materiale vijnë nga e gjithë Shqipëria. Ministria e Mbrojtjes po punon për të pasur nje bilanc paraprak.

Dëmtime të shumta ka edhe në godinën e Fakultetit të Gjeologjisë, ndërkohë që dy pallate një në Tiranë dhe një në Durrës janë ndarë më dysh.

Ndërkohë Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka bëri publik bilancin e deri më tanishëm duke deklaruar se 68 persona janë lënduar dhe se dëme janë shfaqur në të gjitha qytetet.

Xhaçka njoftoi se sipas të dhënave paraprake rezultatet deri tani janë këto:

-Në Tiranë dëmtohen 46 banesa dhe 3 pallate, kryesisht krisje
-Në Durrës dëmtohen 42 banesa dhe 4 pallate
-Në Librazhd dëmtohen 7 banesa
-Në Dibër dëmtohen 4 banesa, ndërsa njëra ëhstë shkatërruar plotësisht
-Në Berat një banesë është shkatërruar
-Në Lezhë dëmtohen 4 banesa
-Në Lushnje dhe Fier dëmtohen 4 banesa

"Epiqendra ka qenë në Detin Adriatik. Është e pritshme që ngjarja të pasohet me lëkundje të tjera derisa të stabilizohen pllakat tektonike. Është një lajm i mirë që goditjete pasusese kanë pësuar rënie. Deri më tani raportohet për 68 persona të lënduar. Ka pasur persona që kanë marrë ndihmë mjekësore dhe më pas janë larguar. Në pjesën dërrmuese të vendit bëhet fjalë për krisje të mure. Krisje në 46 banesa dhe në tre pallate në Farkë, në Dajt, në Komunën e Parisit. Në Durrës raportohen dëme në 4 pallate dhe 46 banesa të vjetra. Në Dibër kemi banesa të dëmtuar dhe një e rrëzuar plotësisht. Në Korçë nuk raportohen dëme. Çdo institucion kemi në gatishmëri emergjencën. Po ashtu dua të informoj se bashkitë janë duke përgatitur qendra strehimi për të gjithë ata që mund të kenë nevojë. Kam qenë në kontakt edhe me kryeministrin i cili ka vendosur të ndërpresë takimin në Vjenë. Paralelisht po ngrihen edhe grupet e vlerësimit të dëmeve. Kemi marrë shumë mesazhe solidariteti. Shumë qytetarë kanë përjetuar momente ankthi dhe frike. FA, Policia e Shtetit dhe ekipet e vlerësimit do të jenë në krye të detyrës", deklaroi ministrja.

Nga ana tjetër, Presidenti i Republikës, Ilir Meta pas takimit që zhvilloi me prefektin e qarkut të Durrësit ka folur për mediat, ndërsa shtoi se është koha për një koordinim të ngushtë mes strukturave shtetërore. Kreu i Shtetit tha se duhet të ruhet qetësia dhe të evidentohen të gjitha rastet me prioritetin e duhur.

“Të ruajmë qetësinë dhe të jemi të vëmendshëm ndaj mediave dhe me strukturat vendore. Për të bashkëpunuar ngushtë me ta dhe njëkohësisht për të ndjekur situatën me gatishmëri dhe me vëmendja maksimale. Unë u njoha nga prefekti për punën që po bëjnë në terren dhe është e rëndësishëm që të evidentohet cdo dëmtim dhe të certifikohen pasojat. Mendoj se jemi në kushte e një vigjilence të vazhdueshëm, sepse jetojmë në një rajon problematik.Unë besoj se tani është koha për të qenë të vëmendshëm dhe është e rëndësishme të punohet me një koordinim efikas me strukturat dhe me komunitetin”-tha Meta


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë