Lajme

Tërmetet shkundin Greqinë, 4 lëkundje nëpër ishuj dhe Athinë

Katër lëkundje të forta tërmeti janë regjistruar sot në Greqi. Dy të parët në ishuj të vegjël në Mesdhe me nga 2.7 dhe 2.9 dhe një tjetër në Athinë me 3.7 janë pasuar nga një më i fortë në një ishull të vogël pranë Kretës 4.2 ballë i shkallës rihter.

Deri më tani nuk ka sinjalizime për dëme të mëdha materiale dhe viktima. Lëkundjet e tërmetit këtë verë kanë qenë të shpeshta në pothuaj gjithë vendin, duke shkaktuar jo pak panik tek pushuesit e shumtë që kanë  mbushur Greqinë këto muaj.

Më herët sizmologu grek, Akis Tselentis kishte dhënë alarmin se një seri tërmetesh do të lëkundin Greqinë dhe Ballkanin Perëndimor. Nisur nga kjo deklaratë e tij, presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi nga qeveria marrjen e masave për t’i bërë ballë një situatë hipotetike tërmetesh të fuqishëm.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë