Lajme

Tërmetet, BE solidarizohet me Shqipërinë

Pas tërmeteve që goditën vendin tonë fundjavën që kaloi dhe që pasuan edhe përmbytjet, Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar përmes një statusi “Twitter”.
Soreca thekson se vendet e unionit kanë shprehur gatishmëri të plotë për të ndihmuar të prekurit.
“BE-ja qëndron në solidaritet me Shqipërinë në këtë kohë të vështirë pas tërmetit dhe mbështetja e konsiderueshme e BE është tashmë në rrugën e saj në Shqipëri. Disa shtete anëtare të BE po bashkohen në përpjekjet e ndihmës”, shkruan Luigi Soreca në “Twitter”.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1177205787606835200

Edhe Komisioneri për Ndihmën Humanitare dhe Menaxhimin e Krizave, Christos Stylianides, tha se Bashkimi Evropian solidarizohet me Shqipërinë.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që janë në zonat e prekura. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë të mëtejshme. Qendra e Koordinimit për Reagimin e Emergjencave të Bashkimit Evropian është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet shqiptare për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e mëtejshme të BE-së”, tha Christos Stylianides.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë