Futboll

Tërhiqet UEFA, pezullon procedimin për Juventusin, Barcelonën dhe Realin

Komisioni i Disiplinës së UEFA-s ka vendosur të pezullojë procedimin për Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën, tre klubet e fundit që refuzojnë të tërhiqen nga projekti i Super Ligës, në pritje të Gjykatës së Madridit dhe asaj të Këshillit të BE-së. Tre klubet do të marrin kështu pjesë normalisht në kompeticionet europiane.

UEFA kishte hapur një procedim disiplinor më 25 maj, duke kërcënuar me masa 3 klubet për shkelje të kuadrit juridik të saj, ndërsa 9 klubet e tjera që krijuan Super Ligën i shpëtuan këtij procedimi në këmbim të masave më të lehta. Vendimi pritej të merrej para fillimit të Europianit.

Aleksandër Ceferin, presidenti i UEFA-s. Gazeta Si, 9 qershor 2020

“UEFA bën të ditur vendimin për pezullimin e përkohshëm të procedimit disiplinor të hapur kundër Barcelonës, Juventusit dhe Real Madridit në lidhje me të ashtuquajturin “projekti Super Liga”. Vendimi është marrë nga UEFA pas njoftimit nga autoritetet kompetente zvicerane më 2 qershor 2021. Një vendim i marrë pa paragjykime për çështjen e ekzekutimit të urdhrit të gjykatës zvicerane”, – shkruhet në komunikatën zyrtare të UEFA-s.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë