Gazeta Si - Britanikja, fituese e medaljes së artë në Europianin 2017, vitin e kaluar kishte thënë: Presionet për peshën time do të lënë plagë, që nuk do të mbyllen kurrë.
Ellie Downie, gjimnastja më e madhe britanike, ka njoftuar se do të tërhiqet në moshën 23-vjeçare "për t’i dhënë prioritet shëndetit mendor dhe lumturisë”. "Pas disa vitesh të vështirë, tërhiqem me zemrën e thyer dhe emocionesh të forta”, - ka shpjeguar sportistja nga Notinghemi, fituese e 12 medaljeve.
Ajo kishte denoncuar presionet dhe abuzimet nga ana e trajnerëve. "Gjimnastika ka qenë jeta ime që kur fillova të kem kujtime. Jam krenare për gjithçka që kam pasur fatin të arrij”, - ka shtuar Downie.
Thought it was time to update you all🚨
— Ellie Downie (@elliedownie) January 23, 2023
Links for the podcast will be in my bio🫶🏼 pic.twitter.com/GhsSxn5TM1
Në 2016-ën Ellie u rendit e 13-a në ‘All-around’ në Olimpiadën e Rios, për shkak të një rënieje të rrezikshme me kokë gjatë një saltoje. Një vit më pas u shpall kampione Europe në Rumani, me një ushtrim të jashtëzakonshëm final, duke e ngjitur Britaninë e Madhe për herë të parë në shkallën më të lartë të podit.
Ellie Downie hoqi dorë nga Olimpiada e Tokios, pasi donte të kalonte gjendje shokuese që i shkaktoi vdekja e vëllait Josh, i goditur nga një infarkt gjatë stërvitjes në kriket. Bashkë me mortën Rebecca (fituese e dy të artave europiane në paralele), vitin e kaluar denoncuan abuzimet në botën e gjimnastikës artistike.
Në veçanti Ellie u ankua se i duhej të përballonte ‘një ambient frike dhe presioni", ku pesha dhe impenjimi ishin vënë shpesh në diskutim, me stërvitje që trupi i tyre nuk mund t’i përballonte. "Mendoj se presioni pa fund për peshën time do të lërë plagë që nuk do të mbyllen kurrë", - kishte thënë ajo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.