Bota

Tërhiqet Hungaria/ BE hap negociatat me Ukrainën dhe Moldavinë, Gjeorgjia fiton statusin e vendit kandidat

Këshilli Evropian i ka hapur përfundimisht dritën jeshile hapjes së negociatave të pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë, statusin e kandidatit për Gjeorgjinë dhe hapjen e negociatave me Bosnje dhe Hercegovinën pasi të ketë përmbushur kushtet.

Kryeministri hungarez Viktor Orbàn në fund nuk e vuri veton siç kishte paralajmëruar ditët e fundit. Ai u largua nga salla ndërsa merrej vendimi, duke zgjedhur një vote abstenuese konstruktive.

Burime të BE-së shpjeguan për Corriere della Sera se “është një vendim i marrë nga Këshilli Europian që nuk është bllokuar nga asnjë shtet”. Presidenti Charles Michel shpjegoi në fund të mbledhjes se “ne duam të mbështesim Ukrainën, dhe ky është një vendim shumë i fuqishëm. Sonte mendoj për popullin ukrainas. Ne jemi në krah të tyre. Dhe ky vendim i marrë nga shtetet anëtare është jashtëzakonisht i rëndësishëm për besueshmërinë e BE-së”.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë