Lajme

Tërheqjet nga ATM dhe pagesat me POS, larg niveleve të para pandemisë

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se gjatë muajit gusht ka patur një rritje të lehtë të transaksioneve në tërheqjen e parave cash nëpër pikat ATM.

Statistikat tregojnë se gjatë gushtit janë tërhequr rreth 18 miliardë lekë nga pikat e ATM-ve, nga rreth 17.2 mld lekë që ishin tërhequr gjatë muajit korrik. Rritja është sa 4.65% e muajit paraardhës.

Gushti solli një ndryshim të tendencës, por jo në ritmet e qershorit, kur u tërhoqën 18.8 miliardë lekë. Edhe pagesat me kartë në shërbimet tregtare nëpërmjet POS janë rritur lehtë gjatë gushtit, në 2.17 mld lekë, nga rreth 1.98 miliardë lekë që ishin në korrik, në rritje me  9.6% krahasuar me muajin paraardhës. Pavarësisht rritjes, pagesat me POS mbeten ende larg niveleve të para pandemisë. Muajt janar dhe shkurt të këtij viti regjistrojnë flukse më të larta pagesash në vlerë. Edhe transaksionet nëpërmjet homebanking kanë njohur një rritje të lehtë gjatë gushtit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë