Keshilla

Terapitë nëpërmjet internetit ndihmojnë njerëzit me irritim zorrësh

Terapia psikologjike e porositur në internet apo të ofruara nëpërmjet smartfonit duhet të ofrohen për njerëzit me sindromën e irritimit të zorrëve (IBS), thonë studiuesit. Studimi i tyre i botuar në gazetën Gut, tregon se terapia e njohur (CBT) mund të zvogëlojë simptomat. Terapia njohëse e sjelljes (CBT) është një ndërhyrje psiko-sociale që synon të përmirësojë shëndetin mendor. CBT përqëndrohet në sfidimin dhe ndryshimin e shtrembërimeve njohëse të padëshiruara (p.sh. mendimet, besimet dhe qëndrimet) dhe sjelljet, përmirësimin e rregullimit emocional, dhe zhvillimin e strategjive personale.

Ekspertë të shëndetësisë në Angli rekomandojnë CBT për njerëzit që kanë IBS, pavarësisht nga trajtimet e tjera. Por studiuesit thonë se shumë njerëz nuk janë në gjendje ta kryejnë këtë lloj terapie. Sindroma e irritimit të zorrëve është një sëmundje e zakonshme dhe shpesh jetëgjatë; mund të shkaktojë dhimbje stomaku, të vjella, diarre dhe kapsllëk. Nuk ka shërim, por ndryshimet në dietë dhe ilaçe mund të ndihmojnë në kontrollimin e simptomave.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti i Southampton dhe King’s College në Londër thotë se terapia CBT e ndjekur nga telefoni i tyre merr më pak orë se terapisti dhe mund të ketë dobi për njerëzit që vuajnë nga këto probleme.

Laura, 31 vjeç, një gazetare e pavarur që jeton në Londër, tha për BBC se pjesëmarrja në terapi nëpërmjet internetit ishte “gjëja më e mirë që kishte bërë ndonjëherë”.

Ajo thotë se gjithmonë ka menduar se kishte ndonjë sëmundje në stomak, pasi që nga mosha 5-vjeçare ka vuajtur nga problemet e stomakut, ndërsa kujton se periudha më e vështirë për të ishte mëngjesi.

Ajo thotë se ky problem ishte mjaft i vështirë për të dhe se gjithmonë ishte e detyruar të rrinte gati për në banjë. Dhe kjo ishte si shkak i IBS së saj. “Në fillim isha keptike për terapinë dhe nuk munda të kuptoja se si ndryshimi i mentalitetit tim mund të ndryshonte shëndetin e zorrëve të mia”, i tha ajo BBC-së.

“Por një nga gjërat më të dobishme ishte kuptimi i lidhjes së fortë midis mënyrës se si mendoni dhe si reagon trupi juaj. Tani, kur kam momente dobësie, mundohem t’i kaloj me qetësi. Nuk shqetësohem për asgjë dhe mundohem ta kuptojë se çfarë po ndodh”, thotë ajo.

Studimi përfshiu 558 njerëz që kishin IBS për një kohë të gjatë, me simptoma të ndryshme, pavarësisht nga ilaçet dhe këshillat për një jetesë sa më të mirë. Një e treta e njerëzve kishin terapinë me bazë telefonike (tetë seanca njëorëshe ku flasin me një terapist, krahas trajtimit të tyre të zakonshëm, standard).

Një të tretës iu ofrua terapi nëpërmjet internetit (tetë module interaktive, CBT në internet dhe pesë sesione gjysmë ore me terapistët në telefon)
Pjesa tjetër kishte vetëm trajtim standard (siç janë medikamentet anti-spazmike dhe këshillat e stilit të jetesës).

Si terapia telefonike ashtu edhe ajo e internetit mbuluan një numër temash, duke përfshirë informacione të hollësishme se si funksionojnë zorrët, çfarë është IBS, si të vërehet sjellja e padobishme dhe si të ndryshohen dhe të zhvillohen shprehi të shëndetshme të ngrënies. Në fund të 12 muajve, hulumtuesit zbuluan se pacientët të cilët kishin ndjekur terapinë nëpërmjet dy rrugqve të para, raportuan më pak probleme, më shumë aftësi për të menaxhuar punën dhe marrëdhëniet e tyre dhe më pak ankth dhe depresion se sa njerëzit me trajtimin standard.

Udhëheqësi i hulumtimit Dr Hazel Everitt i tha BBC: “Ndodh shpesh kur kemi kushte kronike që ndikojnë në aftësinë tonë për të bërë atë që duam në jetë, që të përshtatemi dhe të përpiqemi të jetojmë jetën, pavarësisht nga problemi dhe nganjëherë përshtatjet që bëjmë në afat të gjatë janë të padobishme.

Alison Reid, shefi ekzekutiv i organizatës bamirëse të Rrjetit IBS, tha se ajo mirëpriti rekomandimet për kujdes dhe mbështetje të mëtejshme. “Unë mendoj se është e padiskutueshme që ofrimi i tanishëm shëndetësor është tërësisht i dështuar për ata që jetojnë me IBS, të cilët, pas një diagnoze, shpesh ndihen të lodhur”, shtoi ajo.

 

Më Shumë