Nga Gazeta Si- Urdhri i terapisë hormonale për transgjinorët ka përplasur opozitën me maxhorancën në Komisionin e Shëndetësisë.
Deputetët demokratë kërkuan një seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë ndërkohë që socialistët kërkuan nga kolegët që të lexojnë siç duhet urdhrin.
Deputeti socialist Vasil Llajo, por edhe Klodiana Spahiu, kërkuan leximin me kujdes të urdhrit dhe udhëzimit.
“Jam për transparencë pasi të sqarojmë udhëzimin publik, para se të thërrasim ministren që është tekniko-politike. S’jam këtu për të mbrojtur një mjekim kundër shëndetit publik, traditës familjare. Le të sqarojmë disa modalitete para se ta thërrasim ministren”, tha Llajo.
Pas diskutimeve, deputeti Eduard Shalsi i tha kryetarit të Komisionit Bardh Spahia “të kursente teatrin”.
“Nëse doni ta ftoni ministren dhe cilindo të bindur për aktet kriminale, vazhdoni teatrin tuaj, por na kurseni kohën. Ministren s’do ta thërrasim këtu dhe s’do të marrim vendim për të thirrur ministren. Nëse keni dyshime, ndryshoni qasjen të paktën”, tha Shalsi.
Ky koment i parapriu komentit të Spahiut, i cili e pyeti Shalsin nëse deklarata se nuk do të thirret ministrja është në emër të të gjithë kolegëve apo personale.
“Se është mungesë respekti ndaj kolegëve dhe ndaj qytetarëve për t’u informuar për një vendim”, tha Spahia.
Përplasje të forta pati edhe mes kryetarit demokrat të komisionit e Klodiana Spahiut.
Spahiu i rikujtoi se trajtimi hormonal nuk rekomandohet për personat nën 16 vjeç, ndërkohë që Bardh Spahia e ndërpreu dhe i tha “mos manipuloni.”
Në një tjetër pikë të diskutimit me Spahiun, kryetari i komisionit e pyeti nëse është dakord me udhëzimin, gjë për të cilën ajo s’i ktheu përgjigje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje