Policia e Kurbinit ka vijuar operacionin e koduar policor “Godull”, duke e çuar në tre numrin e të arrestuarve në kuadër të këtij operacioni.
Policia thotë se është vënë në pranga 25-vjeçari Bajram Zela, i shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Policia thotë se 25-vjeçari Bajram Zela në bashkëpunim me shtetasit S. Z. dhe R. S. tentuan të trafikojnë me gomone në mars të 2020, 613 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.