Një 40-vjeçar është arrestuar, ndërsa tre të tjerrë janë shpallur në kërkim, pasi kanë tentuar të trafikojnë drejt Italisë një 30-vjeçare. Policia bën me dije se është vënë në pranga shtetasin E. Ç., 40 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë intervistimit të një 30-vjeçareje nga Fieri, oficerët e policisë kanë dyshuar në thëniet e saj për qëllimin e lëvizjes drejt Italisë dhe menjëherë kanë bërë bllokimin e saj. 40-vjeçari, në momentin që ka parë bllokimin e 30-vjeçares, ka tentuar të largohet nga aeroporti, por është kapur nga policia.
Po ashtu janë shpallur në kërkim shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., dhe vijon puna për kapjen e tyre.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi i arrestuar në bashkëpunim me shtetasit A. Ç., R. Xh., dhe K. Q., nëpërmjet përdorimit të dhunës kishin detyruar 30-vjeçaren që ajo të pranonte të shfrytëzohej për prostitucion në Itali dhe këta shtetas mbrëmjen e djeshme kishin organizuar trafikimin e saj nëpërmjet aeroporit të Rinasit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit kryer në bashkëpunim”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.