Ka ndodhur

Tentuan të korruptojnë policët në Rinas, arrestohen dy persona brenda aeroportit

Policia e Rinasit ka goditur dy raste të mitdhënies brenda pak orësh, duke arrestuar dy persona.

Në pranga kanë rënë shtetasit A. M., 41 vjeç, banues në Tiranë; dhe Q. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, të cilët kanë tentuar të korruptojnë policët.

Policia thotë se arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të dokumentacionit dhe intervistimit për qëllimin e udhëtimit në vendet e BE-së, këta shtetas nuk justifikonin qëllimin e lëvizjes dhe nuk plotësonin kushtet për të udhëtuar në hapësirën Schengen.

41-vjeçari me inicialet A. M. i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 50 euro, ndërsa disa orë më vonë shtetasi Q. M., i cili donte të udhëtonte bashkë me bashkëshorten, i ka ofruar punonjësit të Policisë Kufitare 100 euro, me qëllim lejimin e kalimit.

Ndër të tjera, Policia Kufitare apelon për të gjithë shtetasit që duan të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së, që në rast se nuk plotësojnë kushtet për të lëvizur në hapësirën Schengen të mos ndërrmarin asnjë veprim të kundërligjshëm, pasi do përballen me ligjin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë