Ka ndodhur

Tentuan të kalonin në Rinas me dokumente false, arrestohen dy djem dhe një vajzë

Dy djem dhe një vajzë janë arrestuar në aeroportin e Rinasit, pasi akuzohen për tentativa për kalim të paligjshëm të kufirit me dokumente të falsifikuara.

Në pranga janë vënë të rinjtë I. K., mbajtës i pasaportës italiane të falsifikuar, dhe A. A., 26 vjeç, mbajtës i pasaportës siriane dhe biletë me destinacion Gjermaninë.

“Njëkohësisht, u bë i mundur dokumentimi dhe ndalimi i shtetases M. B., 22 vjeçe në dalje të Republikës së Shqipërisë, në vijim të hetimeve për ngjarjen e datës 23.08.2020, ku shtetasja shqiptare S. D. ka udhëtuar nga Italia në drejtim të Anglisë, e cila është kapur nga autoritetet angleze me dokumente të falsifikuara, kartë identiteti italiane dhe kartë shëndeti me të dhënat dhe gjeneralitetet e shtetases M. B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë