Katër persona janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës për dhënie ndihme të kalimit të paligjshëm të kufirit.
U arrestuan në flagrancë shtetasit Bashkim Alijaj , 35 vjeç, nga Tirana, Halil Hafuzi, 43 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, Gentjan Boçku , 43 vjeç, banues në Bathore, Tiranë dhe Adem Çela, 32 vjeç, banues në Bathore, Tiranë.
Arrestimi i tyre u bë pasi në hyrje të qytetit në lagjen “Bahçallek” Shkodër, u kapën duke transportuar 15 shtetas të huaj të vendeve të treta me qëllim kalimin e tyre nga Shqipëria nëpërmjet kufirit të gjelbër drejt Malit të Zi, e më pas destinacion final kishin vendet e BE.
Në kuadër të këtij operacioni u sekuestruan 4 automjetet me të cilat po bënin transportimin e shtetasve të huaj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.