Rend dhe Ligj

Tentuan të fusin drogë në burgun e Vlorës, ndalohen dy persona

Është ndaluar një 33-vjeçar dhe është proceduar penalisht një grua që ka tentuar t’i fusë drogë në burg të birit.

Policia e Vlorës njofton se ka ndaluar shtetasin K.K., 33 vjeç, banues në Vlorë për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

33-vjeçari dyshohet se dje i ka dhënë një sasi të vogël lënde narkotike kanabis sativa të fshehur në shuallin e një palë atleteve sportive shtetases L.B. dhe më pas kjo e fundit tentoi ta fusë këtë sasi drogë në burgun e Vlorës për t’ia dhënë djalit të saj, i cili është duke vuajtur dënimin për vjedhje.

45-vjeçarja L.B. është proceduar në gjendje të lirë, pasi ka konsumuar veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale me burgim”.

Policia e Vlorës gjithashtu ka ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim F.M., 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier i ka caktuat masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje të armëve të gjahut”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë