Ka ndodhur

Tenton të përdhunojë të miturën, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Bulqizës ka ndaluar sot një 53-vjeçar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase të mitur 14 vjeçe.

Mësohet se vajza rrinte tek gjyshi në fshatin Gjoricë, ndërsa 53-vjeçari, banor i zonës, të cilit prej disa muajsh i kishte vdekur bashkëshortja, ishte i dehur ditën kur ka tentuar të përdhunojë të miturën.

Burri e ka ndjekur rrugës kur shkonte te shtëpia e gjyshit dhe ka nisur ta ngacmojë seksualisht.

Ndërkohë, një fadromist dhe një banor i zonës, që ishin duke shtruar rrugën e kanë parë 53-vjeçarin dhe e kanë rrahur duke shpëtuar vajzën.

Gjyshja e saj ka rrëfyer momentet e tmerrit për të miturën, teksa tha se “e ka kapur për krahu gocën, ka qenë i dehur. E ka ndjekur që nga shkolla. I dilte gocës herë para e herë mbrapa, e ka kapur për krahu, e ka tërhequr dhe vajza është rrëzuar”.

Më tej, gjyshja tregon se nëna e të miturës ishte divorcuar me bashkëshortin dhe e kishte lënë vajzën në fshat, tek e ëma, ndërsa vetë ishte martuar në Maqedoni me një burrë me fëmijë.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë