Rend dhe Ligj

Tentoi t’i vidhte çantën një gruaje, arrestohet 56-vjeçari në Gramsh

Policia e Gramshit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi tentoi t’i vidhte çantën një gruaje në autobus nën kërcënimin e armës.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi me inicialet V. P., 56 vjeç, banues në fshatin Lenie, Gramsh.

Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas, i cili ishte pasagjer në autobusin e linjës Lenie-Gramsh, nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë thikë, ka tentuar t’i vjedhë një çantë dore shtetases L. M., banuese në fshatin Lenie, Gramsh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika e përdorur nga autori.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë