Interpol Tirana ka ekstraduar Ahmet Ajetin nga Kosova, i dënuar me 20 vjet burg për tentativë vrasje ndaj Lul Berishës. Ahmet Ajeti tentoi të vrasë në vitin 2005 në një lokal në Durrës, Lulzim Berishën, ish-kreu i Bandës së Durrësit dhe një personazh mjaft i njohur i botës së krimit. Ngjarja e 13 viteve më parë ishte rrjedhë e përplasjes mes bandave në qytetin bregdetar.
Ajeti është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana më 07.03.2016, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, me vendimin nr. 01 datë 16.01.2012, e ka dënuar me 20 vjet burg për veprën penale “Vrasje me paramendim”, dhe “Armëmbajtje pa leje” .
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.