Lajme

Tentoi të vidhte një automjet, arrestohet i riu në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 34-vjeçar, pasi akuzohet për vjedhje. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet F. T., banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Ai u kap mbrëmjen e 11 qershorit në rrugën “Brigada e 8-të”, në tentativë për të vjedhur mjetin e shtetasit D. D, banues në Paskuqan. Gjatë kontrollit fizik policia i gjeti 3 aparatet celularë që kishte vjedhur në automjetin e shtetasit D. D. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë