Rend dhe Ligj

Tentoi të rrëmbejë 4-vjeçaren, Gjykata: 20-vjeçari të shtrohet në spital psikiatrik

Gjykata e Korçës ka dhënë sot masën e sigurisë, shtrim i detyrueshëm i përkohshëm në një spital psikiatrik për 20-vjeçarin Paolo Vellku, i cili akuzohet për rrëmbim ose mbajtje peng të personit.

20 vjeçari tentoi të rrëmbejë një vajzë 4-vjeçare në lagjen nr.17 në Korçë.

Ndërkohë i riu ka rrëfyer para togave të zeza se nuk mbante mend asgjë lidhur me ngjarjen. “Nuk mbaj mend asgjë se çfarë ka ndodhur”, mësohet të ketë thënë ai.

Përpos shtrimit në spital psikiatrik për 20-vjeçarin mësohet se është kërkuar të kryhen analiza pasi mendohet se natën e ngjarjes ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike. Vellku është një emër i njohur për Policinë e Korçës, pasi kohë më parë ka qenë i dënuar për dhunë në familje, ndërkohë që njihet si person i kartelizuar me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ndodhi më 22 maj rreth orës 21:30, pranë shtëpisë së vajzës, e cila ishte e shoqëruar nga nëna e saj në oborrin e pallatit.

Por ngjarja ka ndodhur në prani të banorëve, të cilët e kanë shpëtuar në kohë 4-vjeçaren.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë