Një konflikt mes një çifti në Cërrik, mund të kishte përfunduar në tragjedi, por ndërhyrja e Policisë ka parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Myslym Abazi 58 vjeç, dhunonte vazhdimisht bashkëshorten e tij 54-vjeçare. Kjo e fundit më pas kishte marrë një armë zjarri automatik që e mbanin në shtëpi pa leje dhe ka kërcënuar bashkëshortin, duke qëlluar në ajër në banesë.
Ndërhyrja e policisë në kohën e duhur, ka sjellë arrestimin në flagrancë të çiftit, duke parandaluar kështu një tragjedi të mundshme.
Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri tip automatik me një krehër me 18 fishekë, si dhe 2 gëzhoja të qitura nga arma automatike.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.