Ka ndodhur

Tentoi të përplasë me makinë një çift në Tiranë, burg për Taulant Mekollarin

Taulant Mekollari, 39-vjeçari që sulmoi me makinë një çift bashkëshortësh, është lënë sot në masën e arrestit me burg. Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e prokurorisë gjatë vendimit që u dha mesditën e të mërkurës.

Mekollari ka deklaruar se i kishte kryer veprimet e dhunshme në gjaknxehtësi e sipër. Sipas tij, këto pasoja vinin pas problemeve që i ka lënë infektimi me COVID-19.

Ngjarja ndodhi para 2 ditësh në Tiranë në bulevardin “Migjeni” dhe po të mos kishte ndërhyrë polici i “Shqiponjave”, Shkëlzen Tafa gjithçka mund të kishte përfunduar në tragjedi.

39-vjeçari rezulton se është një emër i njohur për policinë. Në vitin 2018, mësohet se ai u kap me drogë dhe me armë. Mekollari, në atë kohë 26 vjeç, është ndaluar nga Policia e Çorovodës për veprat penale të “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

Ai është kapur i fshehur në një banesë në Tiranë, tek të afërmit e tij gjatë operacionit “kushëriri”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë