Rend dhe Ligj

Tentoi të kultivonte drogë, pranga 58-vjeçarit në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 58-vjeçar për kultivim të bimëve narkotike.

Gjithashtu ka shpallur në kërkim dhe djalin e tij.  

Policia thotë se në pranga është vënë shtetasi me inicialet B. M., 58 vjeç, si dhe punohet për kapjen e shtetasit P. M., 29 vjeç (babë e bir), banues në Shijak, Durrës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Sallmone, Shijak, në një zonë të pyllëzuar, gjetën fidanë të dyshuar cannabis sativa.

Sipas policisë, dyshohet se babë e bir janë autorë të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë