Një grua nga Fieri është ndaluar ditën e sotme në kufi, ku tentoi të kalojë me një armë të fshehur në makinë.
Shërbimet e Policisë Kufitare të Kakavijës në vijën e dytë kontrolluan automjetin nën drejtimin e shtetases L.S. 45 vjeçe, banuese në Fier.
Pas verifikimeve dhe kontrollit të ushtruar, në bagazhet e këtij mjeti, u gjet e fshehur një armë zjarri e llojit pistoletë Glock, kalibri 9 mm, me gjithsej 9 fishekë.
Nuk dihet ende qëllimi i armëmbajtjes teksa pritet marja në pyetje e 45-vjeçares për të mësuar më shumë.
Ajo është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.