Lajme

Tentoi të futet në lokal me armë, arrestohet 56-vjeçari

Është ndalur në flagrancë një qytetar, që qarkullonte me armë pa leje dhe me thikë në ambiente publike. Pas denoncimit të disa qytetarëve për një person që lëvizte i armatosur në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet, policia bëri të mundur ndalimin e shtetasit S. H., 56 vjeç banues në Tiranë.

Ky i fundit në momentin e ndalimit nga forcat e policisë, kishte me vehte një armë zjarri "pistoletë", 30 fishekë dhe një armë e ftohtë "thikë". Mësohet se ky person kishte hyrë në një lokal në rrugën "Don Bosko" me armë në brez, por është denoncuar nga qytetarët.

Pas kontrollit fizik, ku iu gjet arma me fishekët, policia ka ushtruar kontroll edhe në banesën e këtij shtetasi, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe 23 fishekë të tjerë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municionit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë