Rend dhe Ligj

Tentoi të futej në Rinas me 15000 paund, ndalohet 29-vjeçari

Policia ka ndaluar një 29-vjeçar nga Mati, pasi tentoi të futej në Rinas me 15000 paund të padeklaruara.

Policia thotë se në aeroportin e Rinasit, pas analizës së riskut, kanë ndaluar shtetasin me inicialet F. K., 29 vjeç, banues në Mat.

Gjatë kontrollit të ushtruar, 29-vjeçarit në çantën e shpinës iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 15000 paund.

Në përfundim të veprimeve, shtetasi F. K. u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime te mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë