Ka ndodhur

Tentoi të fuste mbi 3.200 fara kanabisi, arrestohet 24 vjeçari në Portin e Durrësit

Gazeta Si – Një 24-vjeçar, A.K., është arrestuar në Durrës, pasi u kap në tentativë për të futur në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit 3.250 fara kanabisi.

Gjatë kontrolleve në furgonin që i riu drejtonte, u gjetën farat e kanabisit dhe një pajisje që përdoret për kultivimin e bimëve narkotike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë