Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Durrës. Teksa një shtetas me inicialet K. R., ishte drejtuar në ambientet e burgut, për të futur disa produkte ushqimore për djalin e tij, i cili ndodhet në paraburgim, gjatë kontrolleve policia i ka sekuestruar dy doza me lëndë narkotike heroinë dhe dy doza me lëndë narkotike canabis sativa dhe heroinë.
Policia sqaron se shtetasi K. R., nuk ishte në dijeni të produkteve narkotike të gjetura në çantë, pasi ato ishin vendosur pa dijeninë e tij nga një i afërm i tyre, shtetasi me inicialet M. N.
Policia ka arritur të arrestojë në flagrancë 67-vjeçarin M. N., dhe akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.