Ka ndodhur

Tentoi grabitjen e një dyqani celularësh, arrestohet 32-vjeçari në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 32-vjeçar, i cili ishte i shpallur në kërkim, pasi tentoi të grabisë një dyqan celularësh.

Policia thotë se është vënë në pranga 32-vjeçari me inicialet A. F.

“32-vjeçari, në bashkëpunim me shtetasit E. G. dhe G. F., (të cilët janë ndaluar nga Policia në datë 24.01.2021) dhe shtetasin G. B., (i cili është shpallur në kërkim), në datë 17.01.2021 kanë tentuar të vjedhin me thyerje dyqanin e celularëve në pronësi të shtetasit R. C”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë tentativës për vjedhje, autorët janë pikasur nga një punonjës i policisë i cili ka ndërhyrë për të parandaluar vjedhjen duke u përplasur fizikisht me autorët, të cilët gjatë largimit kanë goditur me automjetin e tyre tip “Ford” mjetin privat të punonjësit të policisë.

Ndaj 32-vjeçarit ishte vendosur nga gjykata masa “Arrest me burg” për veprat penale “Vjedhje me dhunë e mbetur në tentativë”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” të kryera në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë