Ka ndodhur

Tentohet të vidhet pika e bllokimit të automjeteve në Laç

Tre persona janë arrestuar të enjten, pasi kanë tentuar të vidhnin në pikën e bllokimit të automjeteve në Laç.

Sipas policisë, në pranga kanë rënë A.B., 19 vjeç, L. M., 20 vjeç dhe J.Gj., 17 vjeç, banues në Kurbin.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, duke tentuar të vidhnin.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Vjedhja, e mbetur në tentativë ", e kryer në bashkëpunim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë