Ka ndodhur

Tentativë rrëmbimi dhe plagosje me armë, në pranga 47-vjeçari

Një 47-vjeçar është arrestuar në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale "Vrasja me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje". Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale V.S., banues në Patos.

Arrestimi i tij lidhet me ngjarjen e ndodhur në 17 gusht të një viti më parë në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas kanë qëlluar me armë zjarri 31-vjeçarin Klajdi Sulo, i cili ka mbetur i plagosur.

Për këtë ngjarje janë akuzuar edhe shtetasit Xh.S., E.S., A.S., dhe K.S. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë