Në luftën afatgjatë të Rusisë kundër Perëndimit, ku është përfshirë depërtimin në sistemet politike vendase dhe shantazhimin, një nga taktikat më të çmuara dhe më të qëndrueshme është shfrytëzimi i rivaliteteve etnike dhe përçarjeve brenda shteteve që shtrihen përgjatë kufijve rus.
Moska përdor Armeninë e vale kundër Azerbajxhanit, me qëllim që të vazhdojë luftën e Nagorni-Karabakut. Në Gjeorgji dhe Ukrainë, Moska ka nxitur agresion dhe revolta vetëm për të mbrojtur qytetarët me pasaporta ruse. Megjithatë, askush nuk duhet të mashtrohet nga pretendimi se Rusia ka të drejtën për të ndërhyrë në emër të minoriteteve "të shtypura" ortodokse , duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për pakicat në vende të ndryshmme. Në të vërtetë, kjo taktikë filloi me Pjetrin e Madh dhe ka zënë një pozicion kyç në Rusinë e Vladimir Putin.
Moska nuk ka revoltuar vetëm rusët në Krime, por edhe pakicat hungareze në Karpate. Në Moldavi, Rusia ka luajtur kartën e Gagauzit, një komunitet turq, të cilët janë kundër qeverisë moldave. Në Gjeorgji, Rusia përkrah Abkhazianët dhe Osetianët e Jugut, duke pretenduar se shumë prej tyre janë me të vërtetë rusë dhe kërkojnë shkatërrimin e integritetit territorial gjeorgjian.
Putin mbron të drejtat e rusëve në Kazakistan dhe herë pas here i kujton qeverisë në Tashkent se Moska është e kujdesshme për mirëqenien e pakicës së saj atje. Rusia është e njohur edhe për ndërhyrjen në Baltik, ku akuzon qeveritë po nxisin politika diskriminuese ndaj qytetarëve rusë. Moska luan zakonisht këtë kartë "kombëtare" për t'i bërë shtetet rreth saj të jenë nënshtruara dhe njëkohësisht të sigurojë bazat për rindërtimin e perandorisë ruse.
Moska mund ta luajë këtë kartë edhe në Evropën Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, siç ka bërë shpesh edhe në të kaluarën. Sot, ajo mbështet Hungarinë dhe kërkesat e saj për të drejta të veçanta, duke u ankuar edhe për kushtet e vështira të hungarezëve në Ukrainë.
Në Serbi Rusia ka nxitur nacionalistët kundër Kosovës dhe ka mbështetur lëvizjen serbo-boshnjake për të penguar zbatimin përfundimtar të Marrëveshjeve të Dejtonit si dhe anëtarësimin e Serbisë në BE. Duke shfrytëzuar tensionet etnike në shtetet e synuara Rusia i kthen këto kombe në satelitë, në përpjekje për t'i shkëputur nga pjesa tjetër e botës.
Një shembull ka ndodhur kohët e fundit edhe me anëtarët e Kongresit Amerikan. Adam Shif dhe Jackie Speier dhe Frank Pallon, të cilët i kërkuan Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar të mbështesë separatistët armenë, jo vetëm në Nagorno -Karabakh (një rajon i Azerbajxhanit i pushtuar nga Armenia 25 vitet e fundit dhe nuk është njohur nga ndonjë shtet i OKB-së), por edhe në një rajon të Gjeorgjisë të quajtur Javakheti.
Nuk ka gjasa që dikush në Kongres ose në qeverinë amerikane të dijë ndonjë për këtë provincë. Javakheti është një rajon në Gjeorgji që ka një popullsi të konsiderueshme armene, por nuk përbën shumicën e banorëve dhe madje nuk ka ndonjë shenjë që Gjeorgjia është duke shtypur qytetarët e këtij rajoni. Në të vërtetë, Moska që është përpjekur shumë për ta kthyer rajon kundër Gjeorgjisë. Putin ka gjetur një sërë mënyrash për të përdorur organizatat armenë të diasporës dhe qeverinë armene, e cila duket sikur është në pronësi Moskës, për të futur agjendën e tij anti-gjeorgjiane në Kongresin amerikan.
Është për të ardhur keq që shtetasit amerikanë dhe anëtarët e Kongresit janë mashtrohen sërish nga Rusia, por kjo ngjarje thekson nevojën e pandërprerë të Moskës për të ndërhyrë në shtetet pro-perëndimore, qoftë nëpërmjet veprimeve të drejtpërdrejta ose të tërthorta.
Ky episod, së bashku me shumë të tjerë si ai në Kaukaz dhe në Evropën Lindore, nxisin nevojën që Shtetet e Bashkuara të jenë më të vëmëndshme ndaj pakicave etnike në Evropë dhe Azi. Traumat e tanishme të Sirisë apo luftërat jugosllave në të kaluarës duhet të na kujtojnë së në këto pjesë të botës çështjet etnike nuk harrohen lehtë dhe se ka shumë "sipërmarrës politikë" të gatshëm për të ushqyer armiqësitë e tyre./Washtington Times/
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.