Para

Tensionet SHBA-Kinë rrisin dollarin

Dollari është rritur sot (e premte) herët në mëngjes pas rritjes së tensioneve ShBA-Kinë që gjithnjë kanë vepruar në përjestim të drejtë në fuqinë blerëse të dollarit dhe monedhave të tjera që konsiderohen strehëza të sigurta (në terminologjinë angleze është safe-haven currencies).

Presidenti i ShBA-së Donald Trump është shprehur se Washingtoni do të reagojë mjaft ashpër ndaj legjislacionit të ri kinez në Hong Kong. Gjithashtu protesta të reja pro-demokracisë priten që të bëhen në  Hong Kong.

Protesta pro-demokracisë në Hong Kong

Marrdhëniet Kinezo-Amerikane janë përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit. ShBA-ja e ka rritur kriticizmin e saj ndaj Kinës duke e fajësuar këtë të fundit për përhapjen e koronavirusit të ri, Covid-19.

Javën e shkuar, qeveria e ShBA-së kaloi një legjislacion të ri që i ndalon disa prej kompanive kineze që të listohen në bursat amerikane.

“Tregu gjer më tani ka treguar se konfliket tregtare kanë ndikuar pozitivisht në fuqinë blerëse të dollarit”, shkruan Ulrich Leuchtmann, drejtuesi i kërkimeve mbi Forex në Commerzbank.

Kundrejt një shporte të valutave të krahasueshme, dollari është rritur mesatarisht me 0.3% që nga dita e djeshme. Pas dy javëve të vazhdueshme në rritje dollari duket se do ta mbyllë këtë javë në 1% rritje.

Euro ka rënë sot me 0.3% ndaj dollarit, 1 euro = 1.092 dollarë.  Ndërsa valuta japoneze është rritur sot me 0.2% kundrejt dolllarit në 1 dollarë = 107.36 JPY.

Ndaj valutës kineze dollari është rritur me 0.4 % sot e 1 dollarë tregtohet me 7.14 yuan kinez. Po kështu rritje dollari ka pësuar ndaj valutës australiane me 0.4% e asaj kanadeze me 0.6%, dollari ndaj këtye valutave tregtohet sot: USD/AUD = 1.53 dollarë australianë dhe USD/CAD = 1.40 dollarë kanadez. Gjithashtu ka pësuar rritje ndaj valutës së Zelandës së Re me 0.3%. Sot 1 dollar amerikan = 1.638 NZD.

Çmimet e naftës kanë rënë sot pas vendimit të Kinës se nuk do të vendosë një objektiv përsa i përket rritjes ekonomike duke rritur kështu shqetësimet se pandemia e koronavirusit do të kufizojë kërkesën e naftës në përdoruesin e dytë më të madh të botës së këtij produkti.

”Rënia e çmimit të naftës ka dhënë efekt brenda natës në valutën norvegjeze NOK e cila u bë performuesja më e keqe nga valutat europiane”, shkurajnë strategët e Forex-it të bankës ING në një shënim për klientët e tyre.

Por ata shtojnë se kjo rënie çmimit të naftës bruto Brent është diçka e përkohshme (në terminolojinë angleze correction) sesa nisja e një trendi të ri. Valuta Norvegjeze ka qënë sot me rreth 1% më pak në vlerë si ndaj dollarit amerikane ashtu dhe ndaj euros. Sot NOK/Euro = 0.091 euro dhe NOK/USD = 0.099 dollarë.

Ndaj valutës zviceriane 1 dollar sot tregtohet me 0.97 franga zviceriane e ndaj paundit britanik 1 dollar tregtohet me 0.82 paund.

Ndërsa valuta shqiptare në raport me dollarin dhe euron sot tregtohet në këto vlera: EUR/ALL = 123.07 lekë dhe USD/ALL = 112.89 lekë

Ky artikull është marrë nga Reuters dhe është përshtatur në shqip nga Gazeta “Si”.

Ky material nuk lejohet të kopjohet, apo riprodhohet pa miratimin e Gazetës “Si”. Ai është pronë intelektuale e gazetasi.al dhe si i tillë mbrohet nga ligji.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë