Lajme

Tensionet për zgjedhjet, shoqërohet në polici ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi

Ish-deputetja e PD-së, Dhurata Çupi është shoqëruar sot në komisariatin e Policisë, pas incidenteve në KZAZ-në numër 16, në Burrel ku mbështetësit e opozitës dogjën materialet zgjedhore.
Burime nga PD bëjnë të ditur se ndaj ish-deputetes së PD-së është bërë shoqërimi ditën e sotme nga forca të rendit ndërkohë që nuk i kanë komunikuar arsyet.Po ashtu mësohet se në Komisariat është shoqëruar edhe kryetarja e FRPD-së Mat, Denisa Vata.
Më herët, pas ngjarjeve në Shkodër u mësua se ish-deputeti i Shkodrës, Bardh Spahia ishte shpallur në kërkim policor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë