Treg

Tensionet në Lindjen e Mesme, Bursat e nisin javën dobët

Të gjitha Bursat Europiane janë luhatur për shkak të tensioneve gjeopolitike të nisura nga sulmet në Lindjen e Mesme për naftën në Arabinë Saudite; çka ka përgjysmuar prodhimin saudit të naftës së papërpunuar.

Sidoqoftë, rënia e indekseve të kapitalit neto është e kufizuar nga kërcimi i fortë në stoqet e ndërmarrjeve të naftës duke pasur parasysh që çmimet e naftës së papërpunuar, me perspektivën e një tkurrjeje të furnizimit dhe shqetësimet për pasojat në lidhje me marrëdhëniet midis Arabisë Saudite dhe Iranit, janë duke u rritur 9% në WTI (indeksi Texan) (në 59.7 dollarë për fuçi krahasuar me muajin tetor) dhe Brenti në 66.1 dollarë për fuçi. Në Milano, Tenaris, 3.8% Saipem 2.7% Eni u rrit me 4.3%.

Piazza Affari ka humbur me 0,28%, kurse bursat e tjera janë tkurrur me gjysmë pikë përqindjeje. Sytë janë mbi Atlantia që ka zbritur në 3,6% pas rënies me 8% të premten.
Përsa i përket tregut valutor, euro/dollaro rezulton me 1,1072 në nisjen e javës të nxehtë për Rezervën Federale që duhet të shkurtojë më tej koston e parasë amerikane. Por këtë javë janë në kalendar edhe mbledhjet e bankave qendrore të Japonisë, Svicrës, Brazilit, Afrikës së Jugut dhe Norvegjisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë