Lajme

Tensione në Kadastrën e Vlorës, të shkarkuarit nuk lëshojnë zyrën

Shkarkimi i drejtorit dhe nëndrejtorit të Kadastrës së Vlorës është shoqëruar me tensione në këtë institucion.
Mësohet se Florian Alimadhi, ish-kreu i Kadastrës dhe ish-nëndrejtori Klodian Troci, kanë refuzuar që të lënë zyrat.
Ata u shkarkuan pasi kishin shmangur zbatimin e disa vendimeve të gjykatës.
Në vend të Alimadhit u emërua juristi Alteo Nazëraj dhe nëndrejtorin Klodian Troci e ka zëvendësuar Krenar Xhemali.

Ndërkohë, ka dhënë dorëheqjen edhe nëndrejtori tjetër i Kadastrës së Vlorës, Ardian Musta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë