Futboll

Tension te Barcelona, Mesi me shokë dalin hapur kundër trajnerit

Tension i lartë në shtëpinë e Barcelonës. “Marca” dhe “Mundo Deportivo” raportojnë për një krisje të raportit mes trajnerit Setien dhe lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës, duke nisur nga Suarez dhe Mesi. Barazimi 2-2 ndaj Selta Vigos ka kompromentuar aspiratat e katalanasve për titullin, me një Real që është shkëputur 2 pikë 6 javë para fundit të kampioantit. Sipas asaj që raportojnë të përditshmet spanjolle, hapi fals ndaj Seltës ka bërë që në fund të ndeshjes lojtrët të përplasen fort me stafin teknik.

Fjalët e Suarez direkt pas vërshëllimës finale të ndeshjes me Seltën tregojnë qartë për atë që me sa duket ka kohë që zjen në ambientin katalanas. “Shumë pikë të humbura në transfertë (23 pikë nga 48 të mundshme ka marrë Barcelona)? Trajneri duhet pikërisht për të analizuar dhe zgjidhur disa situata të veçanta”, - u shpreh Suarez, duke e drejtuar gishtin kundër zgjedhjeve dhe vendimeve të Setien. Në dhomën e zhveshjes klima është mjaft e ndezur, madje në Spanjë flitet për një debat të ashpër mes trajenrit dhe “senatorëve”.

Trajneri Setien flet me lojtarët pas ndeshjes së fundit. Gazeta Si, 29 qershor 2020

Këta të fundit janë shprehur kundër skemave të lojës së Setien dhe ndërrimeve që ai bëri në atë 90-minutësh, ku Braithuejt u fut në vend të Suarez, ndërsa Artur u aktivizua vetëm 4 minutat e fundit. Po ashtu, vendimi për të shitur mesfushorin Brazilian te Juventusi është pritur keq nga lojtarët e Barcelonës, të cilët e kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre. Në dhomën e zhveshjes kanë fluturuar fjalë të rënda dhe liderët e skuadrës e kanë ngritur zërin ndaj një përgjegjësi të vetëm, trajnerit Setien.

Po Mesi? “Marca” zbulon një tjetër detaj që e kanë kapur kamerat. Një video tregon qartë indiferencën e argjentinasit, ndërsa zëvendësi i Setiien, Eder Sarabia, mundohet t’i shpjegojë diçka për detyrat në fushë. Mesi e injoron totalisht, duke i kthyer shpinën dy herë dhe gjithçka ndodh para syve të Setien. Krisja duket e fortë dhe në Spanjë që tani po përmendet emri i Ksavit për stolin e Barcelonës. “Unë dhe stafi im po bëhemi gati për të drejtuar Barcelonën, është dëshira ime më e madhe”, - ka thënë ish-lojtari katalanas 24 orë pas barazimit në Vigo. Ksavi pritet ta nisë nga zero, me një projekt të vetin, ku mund të jetë i pavarur në vendimet e tij, këtë e ka thënë qartë, kur drejtuesit e klubit po kërkonin zëvendësuesin e Valverdes. Atëherë doli në skenë Setien, por tani skuadra kërkon që të drejtohet nga ikona katalanase.

Burimi: Gazzetta dello Sport/ Përktheu: Gazeta Si


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë