Janë të paktën 60 objekte në bregdetin e Vlorës që do të prishen nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit.
Ndërkohë, aksioni i IKMT-së është shoqëruar me përleshje mes policisë e qytetarëve. Banorët por edhe pronarët e bizneseve janë konfliktuar me inspektorët e IKMT-së dhe policinë që kishte shkuar në ndihmë të tyre.
Objektet janë planifikuar për t’u prishur për t’u lënë hapësirë plazheve publike.
Aksioni ka nisur me shembjen e lokalit të njohur në zonë, Copa Cabana, për të vijuar me 59 objektet e tjera.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.