Lajme

Tension në Tropojë, thyhet KZAZ 9, hidhen në rrugë materialet zgjedhore

Pas Shkodrës, edhe në Tropojë nuk duan të vijojë puna për zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Persona të paidentifikuar kanë hyrë sot në mëngjes në ambientet e KZAZ nr. 9 në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri të Tropojës, duke hequr që aty materialet zgjedhore.
Personat në fjalë mësohet të jenë përplasur edhe me policinë.
Ky veprim i tyre ka ardhur, pasi Bashkia e Bajram Currit u ka kërkuar drejtuesve të KZAZ nr. 9 të dorëzonin deri sot në orën 10:00 të gjitha materialet zgjedhore në Bashki, duke vënë në zbatim dekretin e presidentit Meta për mosmbajtjen e zgjedhjeve më 30 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë