Lajme

Tension në Shkozë, nis prishja e banesave që preken nga “Unaza e Re”

Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit ka nisur mëngjesin e kësaj të mërkure aksionin për shembjen e disa banesave në zonën e Shkozës, pasi preken nga projekti i Unazës së Re.
Ky aksion është shoqëruar me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.
Banorët kundërshtojnë vendimin dhe deklarojnë se nuk do të lirojnë banesat e tyre.
Në mbështetje të banorëve, të cilët protestojnë kundër prishjes së shtëpive ndodhet edhe ish-deputeti i PD, Aldo Bumçi.

Bumçi akuzoi qeverinë për dhunë dhe tha se kjo ndodh në mes të Europës në kohën kur pritet përgjigjja për negociatat.
“Kjo është një qeveri e dhunshme. Janë shoqëruar dy djem. Do qëndroj këtu në mbështetje të tyre. A është kjo zgjidhja. Banorët thonë sa kohë do rrimë të ngujuar. Çfarë është kjo në mes të Europës. Është diktaturë e një personi të vetëm që duhet rrëzuar një orë e më parë. Për shkak të kësaj sjellje të dhunshme po ikin njerëzit”, deklaroi Bumçi nga Shkoza.

https://www.facebook.com/partiademokratike/videos/2144129232561657/?__xts__[0]=68.ARCrOokI0nJRZYwHGj4SYdUlAk46ugW1O5t4Hx_l1DI1mHBoCB44pnceyx7ZuoLSp2BqouO2R7HaOXRFegpjbG8kne0nQ8Rm7mgH89mpbwh4zdihT0Qo56jkn7hP81ekc7RfJfEBv2GRO8cTnL8euVZ3Mmk8TzecmW5wgWo-XP__Vz-l89GMWpQWwK3a4AA99C7lUubh4tbgr5DIiU5qjeaEasRBtro-NmKANhtjI81SbagcY7z3NEfgP2jgSIVhxkvutzZp1WLk5-VI8aqacq71iAYgjGjuNwIpVRJcjr2M8Wz4J_l3SwQ_REuwTP8GgHdmzUJN03J4Xzl2yaVaudxLSms&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë