Menaxhim

Tenderat në shëndetësi shënuar me flamur të kuq, 40% e procedurave me risk klientelizmi

Nga Gazeta 'Si'-Pas arrestimit për korrupsion të Sekretares së Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, Open Data, në një monitorim të zhvilluar sëfundmi konstatoi se ka zhvillime difektoze nё kontraktimet publike tё këtij sektori.

Nga analiza e të gjithë procedurave përmes databazёs Open Porcurement Albania, rezulton se një pjesë e konsiderueshme e tyre janë shënuar me një flamur të kuq (risk) lidhur me rrezikun për parregullsi dhe klientelizëm.

Shënimi me flamur të kuq i një procedure prokurimi tregon një ekspozim apo rrezik të mundshëm për sjellje të papajtueshme me ligjin, kryesisht në lidhje me mos-respektimin e ligjeve anti-korrupsion.

Sipas analizës, në sektorin e shëndetësisë në Shqipëri, raporti i tenderave me flamur të kuq e kalon me 40% raportin e tenderave në total.

Ndërsa tek bashkitë, ky indikator lëviz nga 15% deri në 26%.

“Fenomeni i arrestimit vetëm nё raste flagrante mitmarrje ёshtё shumё pak pёr tё minimizuar korrupsionin nё tenderim.

Analiza, investigimi apo auditimi i procedurave me rrisk do tё çonte nё shpёrndarje mё tё mirё tё parasë publike nё kёtё sektor qё ndikon dhe vulnerabilizon jetёn e pacientëve nё sistemin shёndetёsor”, vlerëson analiza.

Duro ka favorizuar në mënyrë të parregullt një operator, në këmbim të shumave monetare.

Në njoftimin e SPAK, thuhet se operatori i ka dhënë 330 mijë lekë sekretares së Ministrisë së Shëndetësisë, për t’u shpallur fitues në një procedurë prokurimi “Supervizim për rikonstruksionin e disa Qendrave Shëndetësore në qarqet Tiranë e Durrës”.

Paratë, Duro i ka marrë nga specialistja e Nivelit të Lartë në Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shteto, e cila po ashtu është arrestuar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë